Shkodër, Gjykata e Apelit vendos, Bardh Spahia fiton lirinë

Gjykata e Apelit ne Shkodër jep vendimit për ish deputetin Bardh Spahia. Gjykata vendosi detyrim paraqitje për ish deputetin duke i dhënë lirinë, dhe e konsideroi si të paligjshëm ndalimin e tij. Me parë ndajSpahise ishte dhene masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ish-deputeti Spahia ishte i akuzuar për tri vepra penale “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve te policisë”.

Pala mbrojtëse përfaqësuar nga avokatët Ivi Kaso dhe Ledi Nurja hodhën poshtë akuzat e prokurorisë, ndërsa prokurori i apelit Brahim Dragjoshi e cilësoi të drejtë vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi të lihet në fuqi masa arrest shtëpie por gjykata vendosi ta lirojë ish-deputetin e Partisë Demokratike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi