Shkencëtarët zbulojnë 44 ekzoplanetë të rinj

Astronomët kanë zbuluar 44 planetë të rinj jashtë sistemit diellor, të njohur si ekzoplanetë ose planetë ekstrapolarë.

Sipas faqes së internetit Science Daily, shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e 44 ekzoplanetëve jashtë sistemit diellor në saje të vrojtimeve të kryera përmes Teleskopit Kepler të Agjencisë Amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) dhe Teleskopit Gia të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA).

Në studim janë përdorur vrojtimet e misionit “K2”, i cili ka observuar ekzoplanetët transitorë pasi orbitat e tyre i sjellin para yjeve përkatëse, duke e zvogëluar shkëlqimin e tyre.

Pasi reduktimi i shkëlqimit mund të realizohet edhe si rezultat i dukurive të tjera astrofizike, observimet janë vërtetuar edhe nga teleskopët në Observatorin Kitt Peak në Arizona të SHBA-ve dhe Observatorin McDonald në Teksas.

Siç thuhet, shumica e planetëve të zbuluar janë në madhësi të Tokës ose më të vegjël dhe kryejnë lëvizjen në orbitë rreth yllit përkatës për një kohë deri në 24 orë.

Rezultatet e ekipit hulumtues të kryesuar nga John Livingstone nga Universiteti i Tokios përfshijnë 27 trupa të tjerë qiellorë kandidatë për t’u cilësuar si planetë realë, tw cilwt do të jenë objekt i hulumtimeve të mëtejshme./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi