Shkencëtarët rusë: Koronavirusi nuk mbijeton në ujë

Një studim i shkencëtarëve rusë ka treguar se uji pothuajse plotësisht mund ta shkatërrojë koronavirusin e ri brenda 72 orëve.

Rezistenca e virusit varet drejtpërdrejt nga temperatura e ujit – 90 për qind e grimcave të virusit vdesin në ujë në temperaturë të dhomës brenda 24 orëve dhe 99,9 për qind brenda 72 orëve, tregoi studimi i Qendrës Shtetërore Kërkimore të Virologjisë dhe Bioteknologjisë VECTOR.

Uji në temperaturën e vlimit vret plotësisht dhe menjëherë virusin Sars-CoV-2, thotë hulumtimi i publikuar nga Shërbimi Federal Rus për Mirëqenie Njerëzore.

Virusi mund të jetojë në ujë në kushte të caktuara, por ai nuk shumohet as në det, as në ujë të freskët, tregoi studimi.

Megjithatë, ai mbetet aktiv deri në 48 orë në sipërfaqe çeliku të pandryshkshëm, linoleumi, qelqi, plastike dhe qeramike.

Hulumtimi zbuloi se virusi është i paqëndrueshëm dhe shumica e dezinfektuesve shtëpiakë janë efektivë kundër tij.

Ai tregoi se alkoolet etilike dhe izopropile me përqendrim 30 për qind mund të vrasin deri në një milion grimca të virusit në gjysmë minute, duke kundërshtuar studimet e mëparshme që thanë se një përqendrim prej mbi 60 për qind është i nevojshëm për të shkatërruar grimcat.

Sipas studimit, dezinfektuesit me klor kanë të njëjtin efektivitet, duke pastruar plotësisht sipërfaqet prej virusit Sars-CoV-2 brenda 30 sekondave.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Barbara Bush, Zonja e Parë që mendonte se arsimimi mund të kuronte sëmundjet e tjera

Ishte një ditë e nxehtë vere e vitit 1978, kohë kur bashkëshorti i saj vriste mendjen mbi garimin për herë të parë për president...

Ushtarët izraelitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 16 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në një njoftim të ushtrisë izraelite, thuhet se palestinezët janë kapur në bastisjet e...

“Gjermania, mbi 1 mld euro në Shqipëri”, Balla me ambasadorin e ri: Mbështetje të fuqishme për integrimin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë në vendin tonë, Peter...

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...