Shkencëtarët: Baballarët kanë ndikim të madh në jetën e vajzave!

Shkencëtarët pretendojnë se baballarët kanë një ndikim më të madh në jetën e vajzave, dhe ne jemi kurioz të mësojmë pse:

Përfshirja e babait qysh në moshën e hershme të vajzës
Kultura ka ndryshuar tani, ndërkaq shumica e baballarëve më në fund e kanë mundësinë të kujdesen për vajzën e tyre qysh prej kur lind ajo. Qysh nga dita e parë, baballarët përkujdesen për ushqimin e vajzës, ia ndërrojnë pelenat, i pastrojnë, i vënë në gjumë dhe ua qetësojnë të qarat. Një prezencë e tillë e forcon lidhjen mes tij dhe vajzës, gjë e cila është vitale për të ardhmen e fëmijës, transmeton KosovaPost.

Rëndësia e babait në nivel emocional
Nëse vajza ka lidhje të mirë me babanë e saj, ajo ka më pak rrezik të zhvillojë ankth apo depresion, pasi që mësohet të ballafaqohet më mirë me stresin.

Nëse babai punon për ta zhvilluar një lidhje shumë të afërt me vajzën e tij dhe ajo ndihet komode të flet për ndjenjat e saj, atëherë babai e përgatit atë për lidhje të suksesshme në të ardhmen.

Ndikimi i babait në lidhjet e vajzës
Është babai ai që i tregon vajzës se çfarë kuptimi kanë dashuria dhe respekti. Ai i tregon asaj se si një mashkull duhet ta respektoj një femër, në veçanti gruan e tij. Vajza sheh dhe mban mend gjithçka, andaj babai ia formëson perceptimet se çfarë mund të pret ajo dhe çfarë është e pranushme te një partner romantik.

A pranoni që roli i babait në jetën e vajzës është aq i rëndësishëm sa nëna? A keni një marrëdhënie të mirë me babain tuaj? Ndani me ne në komentet!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi