Shkenca shpjegon se sa orë gjumë kemi nevojë të flemë, këto janë këshillat sipas grupmoshave!

Kemi dëgjuar shumë informacione rreth orëve të gjumit dhe se si respektimi për gjumin mund të ketë përfitime të mëdha shëndetësore. Zakonisht, njerëzit mendojnë se 7-8 orë janë të mjaftueshme, por kjo nuk është gjithmonë rasti.

Gjumi është pjesë integrale e jetës tonë. Nuk ka asgjë më të mirë se të shkosh në shtrat pas një dite të gjatë e të vështirë pune. Gjumi i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për pushim dhe shërim. Por sa orë kemi nevojë për të marrë një gjumë të mirë të natës?

KosovaPost dëshiron t’ju tregojë se sa gjumë ju duhet në të vërtetë në bazë të asaj se çfarë moshës jeni.

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht? Për të pasur një ide më të qartë, është “National Sleep Foundation”, një organizatë jo-fitimprurëse në SHBA e cila është përgjegjëse për promovimin u gjumit për një jetesë të shëndetshme.

Kjo organizatë ka nxjerrë një udhëzues sipas të cilit propozohet sasia e duhur e pushimit për çdo grupmoshë.

Ja këshillat:

Bebet 0-3 muaj

Rekomandohet 14 deri në 17 orë gjumë;

Nga 4 deri në 11 muaj

Rekomandohet 12 deri 15 orë gjumë;

1-2 vjeç

Rekomandohet 11 deri në 14 orë gjumë;

3-5 vjeç

Rekomandohet 10 deri në 3 orë gjumë;

6-13 vjeç

Rekomandohet 9-11 orë gjumë;

14-17 vjeç

Rekomandohet 8-10 orë gjumë;

18-25 vjeç

Rekomandohet 7-9 orë gjumë;

26-64 vjet

Rekomandohet 7-9 orë gjumë;

Mbi 65 vjeç

Rekomandohet 7-8 orë gjumë.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi