Shkenca: ja cila është mosha më e mirë për lindje!

Koha e duhur për lindjen e një fëmije është çështje e zgjedhjes së vet femrës, por tani është konfirmuar shkencërisht cila është mosha më e mirë për të.

Ndërsa dikush thotë se lindjet janë më të mira në të njëzetat, të tjerët këshillojnë që ato janë të mira madje edhe në të dyzetat. Megjithatë, problemet shëndetësore që mund të ketë nëna, janë të këqija si për njërën ashtu për tjetrën moshë, thonë ekspertët.

Sipas rezultateve të studimit të dr. John Mirowsky nga Universiteti i Teksasit, mosha e përsosur për lindje është 34 vjeç.

“Në këtë moshë, gratë janë optimale dhe të gatshme për shtatzani”, tha Dr. Mirowsky i cili doli me këtë rezultat nga intervistat me 1800 nëna, duke i pyetur ato për gjendjen e tanishme shëndetësore.

Ekspertë të tjerë u pajtuan me përfundimin e tij, duke shtuar se gratë në këtë moshë kanë sasinë ideale të energjisë dhe janë mjaft të pjekura e përgjegjëse për rritjen n e një fëmije. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi