Mesut Ozil do të largohet që në merkaton e janarit nga Arsenali, ndaj “topçinjtë” po provojnë çdo mënyrë për të gjetur një zgjidhje për fantazistin gjerman. Më e fundit është shkëmbimi “kokë më kokë” me sulmuesin e Bayern Mynih, James Rodriguez.
Sipas “Don Balon”, drejtuesit e Arsenal do do të propozojnë këtë shkëmbim mes dy lojtarëve, që mund të realizohet në merkaton e janarit. Sulmuesi kolumbian luan te Bayern në formë huazimi, pasi ai është në pronësi të Real Madrid, që do të thotë fjalën e fundit në lidhje më këtë shkëmbim.
Ozil nuk është i kënaqur tek Arsenali, ku nuk po luan shumë dhe, po ashtu, James Rodriguez kërkon të ndryshojë ekip. Huazimi 2-vjeçar i tij te skuadra bavareze skadon në fund të këtij sezoni, ndaj transferimi në Premier League do të ishte një zgjidhje e përkryer për të.