Shkëlqen Milani por shënon Juventusi, Dibala zgjidh supersfidën

Juventusi ka fituar sot me shumë vuajtje një duel të rëndësishëm ndaj Milanit (1-0) duke u kthyer në kreun e Serisë A, por bardhezinjtë e drejtuar nga Mauricio Sarri kanë vuajtur shumë për të marrë tri pikët.

Në duelin e luajtur në Torino, kanë qenë miqtë ata që kanë krijuar më shumë lojë e raste, sidomos në pjesën e parë duke vënë në vështirësi të dukshme vendasit pasi kanë qenë gjithmonë pranë rrjetës sidomos me Piotek.

Pjesa e dytë ishte pak më e balancuar, me raste në të dy ekipet edhe pse Sarri hoqi shpejt nga fusha Ronaldon për t’i bërë vend Dibala. Ndërrimi, edhe pse normalisht nuk i pëlqeu portugezit, ishte ai i duhuri, pasi argjentinasi ishte ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 77-të të sfidës, duke vendosur këtë duel me shumë histori.

Tanimë Juventus kalon përsëri Interin në kreun e renditjes, ndërsa Milani mbetet i zhytur në pozita aspak të mira në renditje, me vetëm 13 pikë pas 12 ndeshjesh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi