Shkëlqen Milani por shënon Juventusi, Dibala zgjidh supersfidën

Juventusi ka fituar sot me shumë vuajtje një duel të rëndësishëm ndaj Milanit (1-0) duke u kthyer në kreun e Serisë A, por bardhezinjtë e drejtuar nga Mauricio Sarri kanë vuajtur shumë për të marrë tri pikët.

Në duelin e luajtur në Torino, kanë qenë miqtë ata që kanë krijuar më shumë lojë e raste, sidomos në pjesën e parë duke vënë në vështirësi të dukshme vendasit pasi kanë qenë gjithmonë pranë rrjetës sidomos me Piotek.

Pjesa e dytë ishte pak më e balancuar, me raste në të dy ekipet edhe pse Sarri hoqi shpejt nga fusha Ronaldon për t’i bërë vend Dibala. Ndërrimi, edhe pse normalisht nuk i pëlqeu portugezit, ishte ai i duhuri, pasi argjentinasi ishte ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 77-të të sfidës, duke vendosur këtë duel me shumë histori.

Tanimë Juventus kalon përsëri Interin në kreun e renditjes, ndërsa Milani mbetet i zhytur në pozita aspak të mira në renditje, me vetëm 13 pikë pas 12 ndeshjesh.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kthesa befasuese e Vuçiç: Nuk do të shkojmë drejtë Rusisë, por BE-së!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se Serbia dëshiron të hap kapituj të rinj në bisedimet...

Banka Qendrore e Greqisë prezanton planin për fshirjen e kredive të këqija

Banka Qendrore e Greqisë zbuloi një propozim të enjten, ku thuhej se mund të hiqeshin “një mal” me kredi të këqija nga bilancet e...

Tetova në festë, Shkëndija ‘hap shampanjën’ e titullit (Foto)

Shkëndija e Tetovës është shpallur zyrtarisht kampione e Maqedonisë, ndonëse kampionati atje do ende edhe 7 javë që të përfundojë. Kuqezinjtë dominuan totalisht këtë sezon,...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...