Shkeljet e Izraelit kundër vendeve të shenjta islame dhe të krishtera

Ministri i Fondacioneve dhe Çështjeve Fetare të Palestinës, Jusuf Edis tha se Izraeli gjatë vitit 2017 ka kryer mbi një mijë shkelje ndaj vendeve të shenjta islame dhe të krishtera.

Edis në një deklaratë për media në qytetin Ramallah tha se Mesxhid-i Aksa çdo muaj po i nënshtrohet më shumë se 40 shkeljeve dhe sulmeve të ndryshme. Sipas tij, kolonët hebrenj hyjnë në Mesxhid-i Aksa ku lexojnë Talmud dhe bëjnë thirrje për rrënimin e Aksa-së.

Ai bëri të ditur se xhamitë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë sulmuar 12 herë kurse varrezat 15 herë. Edis tha se qeveria e Izraelit gjatë vitit 2017 ka ndaluar 645 herë thirrjen e ezanit në xhaminë Ibrahim të qytetit El Halil.

Duke vënë në dukje se xhamia Ibrahim po i nënshtrohet vazhdimisht sulmeve të ndryshme, Edis tha se kjo xhami është mbyllur për muslimanët ndërsa është hapur për hebrenjtë. Ai shtoi se në xhami janë vendosur ndalesa e kamera dhe se nuk lejohen punimet për restaurimin e saj.

Edis shtoi se edhe Kisha Katolike Selasian në qytetin An-Nasira në veri të Izraelit është sulmuar dhe se në muret e saj janë shënuar mbishkrime fyese kundër profetit Isa.

Ai kërkon mbrojtje ndërkombëtare për të gjitha objektet e shenjta, duke filluar nga Mesxhid-i Aksa. Edisa thotë se qeveria izraelite dhe kolonët hebrenj po përpiqen që Mesxhid-i Aksa të rrënohet dhe në vend të saj të ndërtohet Tempulli i Solomonit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi