Shkatërrohet organizata kriminale në Itali,në pranga 8 shqiptarë

Shtatëmbëdhjetë persona janë arrestuar dhe njëri u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Postalmarket”, në Trentino të Italisë, ku është sekuestruar kokainë e pastër dhe një sërë drogërash të tjera.

Mediat italiane raportojnë se hetimi kishte filluar në fund të vitit 2017 me sekuestrimin e sasive të caktuara të drogave. Karabinierët kishin konfiskuar një sasi droge të dërguar me postë dhe pikërisht nga të dhënat e transportit, filluan hetimet edhe përmes metodave tradicionale si përgjimi telefonik, u arrit të rindërtohej rruga e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt krahinave të Trentos.

  • foto galeri
  • foto galeri

Droga bëhet me dije se tregtohej në zonat e Val di Non dhe në Brescia, ndërsa emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende publikë. Sidoqoftë, policia e shtetit italian bën me dije se të arresturit kanë mbiemrat Gjepali, Tartari, Vrioni etj.

Droga e hedhur në treg ishte e cilësisë së lartë dhe për këtë arsye shitej me çmim të konsiderueshëm: 100 euro për një gram kokainë dhe me ulje minimale, vetëm në rastin e blerjeve të mëdha.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi