Shkarkohen nga detyra Artur Selmani dhe Luan Dervishi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra Artur Selmanin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Selmani është njëri nga ish-kandidatët që garoi vitin e kaluar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Pas filtrimit të trefishtë që i bëri vetting-u, prokurori në organin qendror të akuzës u vu në vështirësi pas gjetjeve të DSIK që konstatojnë se 10 vite më parë në llotaritë sportive, prokurori ka fituar 10 mijë dollarë.

Një histori të cilën prokurori e konsideron si pjesë e të kaluarës, por që, sipas komisionerëve, mund të jetë cenuar integriteti. Prokurori Selmanaj kërkoi falje për një çështje që, sipas tij, nuk ndalohej me ligj dhe që sidoqoftë nuk kishte arsye pse ta vendoste në zonën e rrezikut, pasi, sipas tij, gjatë 30 viteve në detyrë ai i ka dhënë drejtësisë.

Për këtë shkak ai solli në kujtesë dosje të forta të hetuara në vite të ndryshme që prej 1997 deri tek skandali i pasaportave apo hetimi i Lulzim Bashës.

I shkarkuari tjetër nga detyra është Luan Dervishi, kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Luan Dervishi, kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Gjyqtarit të Shkodrës iu evidentuan probleme me pasuritë. Sipas KPK-së, ai jeton në shtëpinë e vjehrrës, e cila ka blere një shtëpi 30 mijë euro, por që nuk ka të ardhura të mjaftueshme për këtë pasuri.

Problematike janë edhe mënyra se si u ble një truall në Tiranë, të cilën ai e raporton në një deklaratë si të dhuruar dhe në tjetrën si të blerë me kursimet nga shitja e një shtëpie në Librazhd.

Gjetjet e DSIK konstatuan se gjyqtari i Shkodrës ka lidhje edhe me një person të botës së krimit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi