Shkarkimi i 6 policëve, Gjonaj vizitë blic në burgun e Shënkollit

Pas pezullimit të 6 punonjësve të policisë së Burgut të Shënkollit në Lezhë për shkak se kanë tentuar të fusin drogë brenda ambienteve të këtij institucioni, vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar një vizitë blic në IEVP Shën Koll.

Gjatë fjalës së saj ajo ka theksuar se shkeljet e ndodhura së fundi në këtë IEVP nuk do të tolerohen, por do të vlejnë si shembull për të gjithë drejtuesit e tjerë.

“Lufta kundër korrupsionit, rritja e cilësisë së trajtimit të të paraburgosurve dhe të burgosurve do të jenë temat primare në sistemin penitenciar”, është shprehur Gjonaj. (foto ilustruese)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi