Shkaktoi dhjetëra viktima, inaugurohet ura e re në Gjenova të Italisë dy vite pas rrëzimit

Zyrtarët në qytetin italian, Gjenova, janë duke inauguruar një urë të re, në vendin ku kishte ndodhur një incident tragjik dy vite më parë.

Si pasojë e rrëzimit të urës atje kishin vdekur 43 persona. Ky rast pati vënë në pah neglizhencën që i është bërë infrastrukturës dhe koncesioneve të dyshimta në një prej vendeve më të pasura në botë.

Presidenti Sergio Mattarella ka qenë pjesë e ceremonisë së 3 gushtit.

Zyrtarët ishte planifikuar që të lexonin emrat e viktimave përgjatë ceremonisë, mirëpo familjarët e tyre kanë kundërshtuar duke thënë se një gjë e tillë rrezikon kthimin e tragjedisë në “karnaval’.

Ura do të hapet për qarkullim më 4 ose 5 gusht.

Ideatori i saj, Renzo Piano është i njohur për krijimet si Qendra Georges Pompidou në Paris dhe rrokaqielli, The Shard në Londër.

Ai e ka cilësuar strukturën e re si “fëmijë të lindur në tragjedi”.

Autostrade, kompania që udhëheq pothuajse gjysmën e rrjetit të austradave në Itali, është akuzuar për neglizhim të mirëmbajtjes dhe raporte të falsifikuara të sigurisë për urën e rrëzuar, Morandi.

Hetimet rreth rrëzimit të saj pritet të bëhen publike më vonë gjatë këtij viti./ REL

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

BE brenda një viti shpenzoi 8,7 miliardë euro në kafe

Njëzet e tetë vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë importuar kafe në vlerë prej 8,7 miliardë eurosh në vitin 2017. Sipas të dhënave të Eurostat,...

Turqi, gra të burgosura prodhojnë “qese votimi” për zgjedhjet e vitit 2019

Më shumë se 150 gra të burgosura në Turqinë jugperëndimore janë duke punuar për të prodhuar 1.25 milionë "çanta votimi" për zgjedhjet e vitit...

Mos i injoroni kurrë dhimbjet e kokës, ja pse?

Dhimbjet e kokës janë bërë aq të shpeshta sa që shpesh konsiderohen si pjesë e jetës së përditshme. Mirëpo mjekë të kësaj fushe kanë bërë...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...