Shiti apartamentin dy herë, arrestohet ndërtuesi mashtrues

 

Policia arrestoi ndërtuesin Besnik Allmuça, pasi akuzohet për shitjen e një apartamenti dy herë.

Ankesat ishin bërë nga vetë qytetarët që kishin blerë apartamente pranë firmës “RISALBES” dhe prisnin të merrnin në dorëzim nga ndërtuesi apartamentet e tyre.

Policia sqaroi se nisi procedim penal në gjendje të lirë për administratoren e kësaj firme ndërtimi si edhe ekonomisten.

Apartamenti me sipërfaqe 65 metra katrorë një herë ishte shitur 30 mijë euro dhe një herë tjetër 35 milionë lekë.

Akuza që rëndon mbi ndërtuesin është “Mashtrim në shuma të mëdha”, si dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi