Shifrat/ Ja sa para merr një refugjat në Zvicrën e pasur

Në Zvicër jetojnë shumë refugjatë  të ardhur nga vende të tjera të botës. Kështu, Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM ka treguar se sa përfitojnë financiarisht në ditë, por edhe në muaj.

Pagesat për mbështetje financiare dallojnë nga kantoni në kanton. Mesatarisht azilkërkuesit marrin nëntë franga për ushqim, pije dhe artikuj higjiene dhe një frangë ekstra, siç ndodh në kantonin e Aargaut. 10.65 franga në ditë marrin për veshje, pije dhe ushqim, ndërsa refugjatët në qendrat e azilit marrin edhe rreth 7.50 franga në ditë për ndihmë urgjente.

Megjithatë, përveç 10 franga në ditë, ata marrin edhe 20 franga tjera për shpenzime shtesë.Gjithashtu edhe përfitimet ndryshojnë nga statusi i azilit, nëse është “azilkërkues i aprovuar” ose “të përkohshëm”, shkruan albinfo.ch.

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM), ndihma sociale për refugjatët arrin në total rreth 1200 franga për person në muaj. Rreth 1200 franga ndihmë sociale për person në muaj do të shpenzohen për banim, ushqim, pije, veshje, kujdes shëndetësor, etj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi