BOTA

Shifrat/ Gjermania “mbushet” me emigrantë nga Ballkani

Spread the love

Gjermania vazhdon të jetë vend tërheqës për emigrantët. Këtë e tregojnë të dhënat më të reja statistikore të publikuara sot në mediat gjermane. Ato dëshmojnë për një rritje të theksuar të numrit të të huajve në përgjithësi dhe të atyre nga disa vende të caktuara, në veçanti.

Kështu, në shtator të vitit 2018 në Gjermani kanë jetuar rreth 10.9 milionë banorë me pasaportë jogjermane, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, transmeton albinfo.ch. Ndryshe, çdo i teti banor i Gjermanisë, është i huaj.

Rritja në krahasim me një vit më parë ka qenë 2.7 për qind ose për 292.000 të huaj “neto” më tepër. Në fakt, ky numër del kur të dihet se gjatë vitit 2018 në Gjermani kanë ardhur të jetojnë 1.303 milion të huaj por në të njëjtën kohë Gjermaninë e kanë braktisur 1.012 veta.

Marrë në tërësi, në Gjermani në fund të shtatorit të vitit 2018 kanë jetuar 82 milionë e 979 mijë njerëz. Në vitin 2017, rritja e përbërjes së të huajve në Gjermani kishte qenë dukshëm më e madhe, 5.7%. Por përgjegjësit statistikorë sqarojnë se atëbotë, për shkak të krizës së refugjatëve (që ka kulmuar në vitin 2015), ka pasur një numër të madh të paraqitjeve të vonuara të atyre që në fakt kishin hyrë në Gjermani më parë. Ndërsa në vitin pasues (2018) ka pasur numër më të madh të atyre që kanë lëshuar Gjermaninë ose janë dëbuar kështu që kjo lëvizje edhe është regjistruar. Së këndejmi, shifrat janë vështirë të krahasueshme.

Në numrin e të huajve që kanë jetuar në Gjermani në vitin 2018 të publikuar sot, nuk figuron përqindja që e përbëjnë refugjatët.

Ndërkaq, rritje të sërishme të madhe ka shënuar numri i të ardhurve në Gjermani me leje pune nga shtetet jashtë BE-së. Deri në fund të vitit 2018 kanë ardhur 266.000 njerëz në cilësinë e migrantëve të punës. Një vit më parë ishin shënuar 217 mijë të tillë, kështu që viti 2018 ishte viti i tretë me radhë që kjo kategori të huajsh është rritur për më shumë se 20%.

Vendet nga të cilat kanë ardhur më së shumti të huaj të kësaj kategorie janë: India (12%), Kina (9%), Bosnjë e Hercegovina (8%) dhe SHBA (7%). Këta të huaj, mes tyre edhe shumë punëtorë të kualifikuar, kanë qenë mesatarisht 35 vjeçarë dhe shumica meshkuj (68%).

Veçanërisht shumë është rritur numri i të huajve me leje pune nga Ballkani Perëndimor. Kështu, në fund të vitit 2018 Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia të marra së bashku, kanë përbërë afër 25% të të gjithë migrantëve të punës. Se kjo rritje është shumë e madhe, tregon fakti se në vitin 2015 ata përbënin vetëm 9%/Albinfo.ch.

Related posts

Yildirim kritikon Greqinë për pranimin e azilit të dy puçistëve të FETO-s

dritatv

BE thirrje Mianmarit për lirimin e gazetarëve të Reuters-it

dritatv

Merkel: Sulmi në Siri, i nevojshëm. Rusia pengoi hetimin për armët kimike

dritatv

Leave a Comment