Shifra të çmendura, Manchester City mbulon me “ar” Pep Guardiolën

Manchester City as që ka ndërmend të privohet nga Pep Guardiola dhe për ta larguar atë nga çdo tundim në merkato është gati ta mbullojë me ar teknikun spanjoll. Lajmi bëhet i ditur nga mediat angleze. Sipas “The Sun”, kampionët e Premier League i kanë ofruar trajnerit rinovimin e kontratës edhe për pesë vite të tjerë. E përditëshmja britanike zbulon edhe detajet financiare të ofertës, që tashmë është në tavolinën e Pep Guardiolës. Bëhet fjalë për një kontratë me 115 milion euro për pesë vitet e ardhshëm, ose më saktë më shumë se 22 milion euro në sezon.

Pep Guardiola Manchester City Fa Cup Final 2019 8gxae4xv6v8x18xb9n1frltxt

Kjo do të thotë se të ardhurat e spanjollit do të rriten me 5 milion euro në sezon. Një vlerësim maksimal për trajnerin që shrkuajti historinë e Manchester City, që për herë të parë arriti të fitojë titullin kampion në Premier League dy herë radhazi. Champions League mbetet objektivi më I rëndësishëm dhe për ta arritur këtë, “Qytetarët” janë gati të plotësojnë çdo kërkesë të Guardiolës në merkato. Ndërkohë me këtë lëvizje, klubi anglez shuan shpresat e gjithë rivalëve që ëndërrojnë Pep Guardiolën në pankinë. Duhet të dorëzohet edhe Juventus, që shpresonte ta bindte spanjollin të merrte drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi