Sherri në Korçë mes tifozëve, Disiplina gjobit Skënderbeun dhe Partizanin

Kryendeshja e Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Partizanit u parapri nga një ngjarje e pakëndshme mes tifozerive dhe për këtë arsye të dyja klubet janë ndëshkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Tifozët e Skënderbeut dhe të Partizanit u përleshën me grushta dhe Komisioni i Disiplinës ka marrë masa ndëshkuese për këtë episod.

“Për sjellje të gabuar të spektatorëve”, Skënderbeu dhe Partizani janë dënuar me nga 100 000 lekë gjobë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi