SHQIPERIA

Sherr pas alkoolit, plagoset rëndë një 39-vjeçar

Spread the love

Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas një zënke banale në qytetin e Bilishtit.

Policia njofton se i plagosuri është shtetasi Erjon Çollaku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30 në një lokal të qytetit. Policia thotë se fillimisht, autori i dyshuar si shtetasi Agron Osmani dhe i plagosuri janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Shkak i zënkës besohet se kanë qenë motive banale, ndërkohë që dyshohet se të dy personat kanë qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri është shoqëruar për në Spitalin e Korçës, ndërkohë që policia është në kërkim të autorit të plagosjes, i cili rezulton me precedentë penalë për plagosje.

Top Channel

Related posts

Rama: Stadium për kuksianët, do rritet ekonomia

dritatv

Mbi 1 vit pa marrë rrogat, në Poliçan dalin në protestë

dritatv

Sandër Lleshi, në duart e Metës. Xhafaj, në detyrë deri të enjten

dritatv

Leave a Comment