Sherr në Komisionin e Ekonomisë, Lita- Ahmetajt: “Mos ma drejto gishtin, nuk ma mbyll dot gojën”

Ndërsa ishin duke u shqyrtuar dekreti i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për rrugën Orikum-Llogara dhe Milot-Balldren, pati një ndërhyrje edhe nga deputetët e opozitës së re në komision.

Korab Lita, deputeti i opozitës tha se e përshëndeste vendimin e Metës për rrëzimin e ligjit. U desh kjo fjali që drejtuesi i Komisionit t’i tërhiqte vëmendjen se mund t’i ndërpriste fjalën nëse do vazhdonte kështu. Por i menjëhershëm ishte përgjigja.

Lita: Unë e përshëndes vendimin e presidentit dhe ftoj dhe kolegët e opozitës që të mos bëhen palë e këtyre aferave. Them kështu edhe pse Meta ka qenë pjesë e juaja më parë dhe tani për ju nuk është më.

Ahmetaj: Nuk ka qenë me në dhe s’ke pse përgjigjesh në këtë mënyrë. Vazhdo ose..

Lita: Mua mos më ndërpre. Nuk ma mbyll dot gojën dhe atë gisht mos ma drejto ashtu

Pas këtij debati, komisioni rrëzoi dekretin. Ndërkohë 5 deputetet e opozitës votuan pro tij.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi