Sherr me shokun pas pijes, e vret me thikë

 

 

Një 23 vjeçar është goditur për vdekje me thikë pas mesnate në fshatin Hot i Ri të Shkodrës. Raportohet se viktima dhe autori të dy banues në fshatin Hot i Ri ishin shokë me njeri-tjetrin, e ngjarja ka ndodhur teksa ndodheshin në lokal me disa miq të tjerë.

Viktima dhe autori kanë nisur një debat me sharje e fyerje dhe më pas kanë dal jashtë lokalit ku konflikti banal për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës së ftohtë nga ana e 27-vjeçarit Kristian Shkambi, i cili ka goditur për vdekje 28-vjeçarin Kole Fermosi.

Pavarësisht ndihmës së dhënë duke e dërguar menjëherë në spital, 28-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë.

Ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia pak minuta pasi kishte kryer krimin.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi