Sherifi: Tryeza e VV ka për qëllim tensionimin e situatës politike

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se meqë tryeza e sotme filloi me aktakuza, atëherë Nisma për herë të fundit merr pjesë në tryeza që flasin për zgjedhje dhe kurdo që opozita t’i ketë numrat, le ta bëjë mocionin e mosbesimit.

Ai në tryezën e subjekteve politike të thirrur nga VV, tha se tryeza e sotme ka synime që të tensionojë situatën

“Ideja është që të flasim në mënyrë konstruktive. Meqë filluam me aktakuza e akuza atëherë Nisma për herë të fundit merr pjesë në tryeza që flasim për zgjedhje. Kurdo që t’i keni numrat bëjeni mocionin e mosbesimit”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi