SHQIPERIA

Shengeni ballkanik, reagon Basha: Dështimi me integrimin europian s’mund të zëvendësohet nga propaganda e një autokrati të korruptuar

Spread the love

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me atë që njihet si “Mini-shengeni ballkanik”.

Basha thekson se dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë.

“Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë”, tha Basha.

Basha shprehet po ashtu se parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shkruan Basha.

Related posts

Basha bën bilancin e “Rilindjes”: Në 10 muaj u qelb Shqipëria dhe Europa

dritatv

Tiranë, zjarr në një dyqan pranë Pazarit të Ri

dritatv

Veliaj: Edhe këtë vit, faqebardhë për një qytet të gjelbër

dritatv

Leave a Comment