Shemben dy diga në Michigan, përmbytje dhe pandemi

Më shumë se 10 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Miçigan, pasi dy diga u shembën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe shkaktuan atë që zyrtarët e quajtën përmbytje historike.

Guvernatorja, Grecen Uitmer, shpalli gjendjen e emergjencës në kontenë Midland, vendin ku digat u shembën dhe në qytetet Endenville dhe Sanford. Shërbimi kombëtar i motit paralajmëroi përmbytje të rrezikshme dhe iu bashkua guvernatores duke i kërkuar njerëzve në zonë të ngjiteshin në rajone më të larta, menjëherë.

“Zona e poshtme e Midlandit, një qytezë me 42 mijë banorë, mund të jetë së shpejti nën tre metra ujë”, tha guvernatorja. Qyteti tha në faqen e tij të internetit se 11 mijë njerëz janë evakuar dhe se asnjë viktimë nuk është raportuar.

Imazhet e marra nga helikopterët tregonin pjesë të mëdha toke nën ujë, ura të shembura dhe shtëpi e ndërtesa të përmbytura. Menaxhimi i katastrofës dhe evakuimi po pengohet nga pandemia e koronavirusit që ia detyron njerëzit të respektojnë distancimin social.

“Është e vështirë të besohet se ne jemi në mesin e një krize si pandemia globale dhe po përballemi edhe me përmbytjet që duket se do të jenë më të rëndat në 500 vjet”, tha guvernatorja e Miçiganit duke u kërkuar të gjithë të evakuarve të mbanin maska dhe të ruanin distancimin social kur ishte e mundur. .

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Pakistan, disa të vdekur në një sulm vetëvrasës

Të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm vetëvrasës të kryer në qytetin pakistanez Ketti. Zyrtarët lokal thonë se objektiv i...

Postimet e Berishës, Policia: Shpifje, gati kallëzimet penale

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhur me postimet e fundit të ish kryeministrit Sali Berisha, në fokus të të...

Kurbin, kapet “skifteri” 27-vjeçar i kërkuar nga Belgjika

Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia belge për vjedhjen e banesave dhe pronave është kapur nga forcat e policisë së Kurbinit, në operacionin e...

Së fundi

Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e...

Kosovë: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija, thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë...

Brazil: Numri i rasteve është rritur në 374.898, me 11.687 të infektuar të rinj të konfirmuar

Brazili konfirmoi 807 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me konfirmimin e...