Shehaj nga Rumania: Ministrat e korruptuar arrestohen me protesta

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka qenë në takime në Rumani dhe tregon përvojën rumune në luftimin e korrupsionit.

Shehaj shprehet se në shtetin rumun, ministrat dhe zyrtarët e lartë janë dërguar në burg nën akuzat e korrupsionit me anë të protestave popullore dhe se diçka e tillë duhet të ndodhë edhe në Shqipëri.

Statusi i Shehajt:

Të dashur miq, sot kam qenë pjesë e disa takimeve dhe diskutimeve mes politikanësh europianë në Rumani, organizuar nga IRI. Mësime të vyera për Shqipërinë.

Rumania dhe vendet e tjera, që kanë luftuar me sukses korrupsionin, dëshmojnë një të vërtetë: po nuk u futën politikanët e korruptuar në burg, nuk ka asnjë shpresë për qeverisje të mirë.

Ka vetëm një mënyrë si luftohet korrupsioni: nxjerrjen para drejtësisë të politikanëve të korruptuar. Një kryeministër, ministër apo ish-minisitër në burg, është kura e vetme kundër korrupsionit.

Kjo mund të arrihet vetëm nëse të gjithë ngrihemi për të kërkuar fundin e pandëshkueshmërisë për korrupsionin dhe krimin.

Është e mundur që politikanët të fusin në burg kolegët e tyre të korruptuar? Po, nëse kanë presionin opinion publik. Vetëm populli mund ta arrijë këtë gjë.

Ndaj ftoj të gjithë shqiptarët, miq, mbështetës, të afërm, qytetarë të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë të bashkohemi kundër korrupsionit, nesër në orën 18:00 në Tiranë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kongresmeni amerikan: Amerika dëshiron të ndihmojë në dialogun Kosovë-Serbi

Kongresmeni i Teksasit, Ted Poe pret që Washingtoni të jetë më shumë i përfshirë në zgjidhjen e çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. “Unë mendoj se Washingtoni...

Afganistan, 7 civilë të vdekur nga dronët amerikanë

Gjatë një sulmi të dyshuar me dronë amerikan, së paku shtatë anëtarë të një familje të vetme...

Zaev: Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e denjë e NATO-s

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se si vend anëtar i ardhshëm i NATO-s, Maqedonia e Veriut synon të jetë anëtare...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...