Shefja e KE-së: Kufiri irlandez kurrë nuk do të kthehet

Shefja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka deklaruar se opsioni “hard border” apo vendosja e pikave të kontrollit kufitar midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës “kurrën e kurrës” nuk do të kthehet shkaku i Brexit-it.

Von der Leyen, e cila vizitoi Dublinin tha se marrëveshje e tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (BE) “siguron” këtë.

“Tani presim që protokolli i tërheqjes të zbatohet në tërësi dhe do të investojmë për ta siguruar atë”, u citua shefja e KE-së nga mediat irlandeze.

Ajo theksoi se debati mbi Brexit-in lartësoi sovranitetin kombëtar të Irlandës.

“Ne kemi treguar se për ne, për evropianët, të gjitha vendet anëtare janë të barabarta”, tha von der Leyen, duke shtuar se ata qëndrojnë së bashku kur kërcënohen interesat jetike të një vendi anëtar.

Duke biseduar në një darkë me kryeministrin irlandez, Leo Varadka dhe politikanë të tjerë irlandezë, Von der Leyen përsëriti se partneriteti midis Mbretërisë së Bashkuar dhe bllokut nuk mund të jetë aq i afërt siç ka qenë më parë.

“Sot Irlanda është një vend i fuqishëm dhe i sigurtë me ekonominë më të shpejtë në zhvillim në BE dhe me më shumë të punësuar se kurrë më parë dhe e gjithë kjo pavarësisht spektrit të Brexit-it”, tha ajo.

Varadkar, nga ana e tij, tha se vendi i tij do të jetë gjithmonë mirënjohës për solidaritetin e treguar mbi Brexit-in nga KE-ja, instuticionet evropiane dhe vendet e tjera anëtare të BE-së.

Ai po ashtu tha se gjeneratat e kaluara e dinë pse uniteti evropian ishte një ide e mirë, pasi siç tha ai, mposhti komunizmin dhe ndihmoi paqen.

“Por, për të rinjtë sot, tmerret e luftës botërore dhe të këqijat e fashizmit dhe komunizmit nuk janë në kujtesën e tyre, dhe për ta Evropës i duhet një projekt i ri, një arsye për të ekzistuar”, tha Varadkar.

Ai tha se hapi tjetër është arritja e marrëveshjes tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

“Arritja e kësaj marrëveshjeje është thelbësore për bizneset, për vendet e punës, për eksportuesit si dhe për sektorin e bujqësisë. Sepse, çfarëdo problemi që hasim në këtë moment në industrinë tonë të mishit, ato do të ishin shumë më keq nëse fermerët tanë dhe industria jonë e mishit nuk do të kenë qasje në atë treg britanik në vitin 2021”, theksoi Varadkar.

Mbretëria e Bashkuar më 31 janar vendosi që të largohet nga BE-ja, ndërsa një periudhë tranzicioni gjatë së cilës të gjitha marrëveshjet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe bllokut do të mbeten të njëjta, do të fillojë dhe do të jetë efektive deri në fund të vitit.

Mbretëria e Bashkuar vendosi të largohej nga blloku në një referendum në qershor të vitit 2016.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

​13 vjet nga protesta e përgjakshme e 10 shkurtit

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit,...

Ky ushqim në mënyrë natyrale heq gurët nga veshkat

Meli është një nga drithërat më të njohura dhe ka veti të shumta shëruese. Përmban 15 për qind proteina, është e pasur me fibra,...

Këto janë vetitë shëruese të arrës!

Krahasuar me të gjitha frutat e tjera të thata, arrat përmbajnë përqendrimin më të lartë të acideve yndyrore omega-3. Së bashku me yndyrnat e shëndetshme,...

Së fundi

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu, rreth dy milionë nxënës në...

Kosovë : Janë regjistruar 218 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja...