Shefja e kabinetit të Hahnit: Jemi të zhgënjyer për mos heqjen e taksës

Shefja e kabinetit të komisionarit evropian Johannes Hahn, Annemarie Huber ka komentuar mos “dorëzimin” e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me taksën e vendosur prej 100% për produktet serbe dhe boshnjake.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj në “Twitter” ka thënë se vazhdimi i taksës nga ana e Kosovës do të ketë një ndikim të keq në rajon.

“Jemi të zhgënjyer për futjen e tarifave për importet nga Serbia dhe BiH nga Kosova. Kjo është e papranueshme, kundër parimeve të REA dhe CEFTA. Ajo minon të gjithë punën e mirë të bërë dhe ka një ndikim negativ në të gjithë rajonin”, ka shkruar ajo.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Kosovë ku ka kërkuar nga pala kosovare që të largojë vendimin e saj për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Ai gjithashtu ka shtuar liberalizimi vizave nuk do të mund të bëhet deri në vitin 2020.

Pavarësisht kërkesës se tij për taksën, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj nuk u “lëkund” dhe nuk e largoi këtë taksë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi