Shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj i saktë si gjithnjë, arrin në Kuvend, por…

Në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën ku pritet shyzrtimi dhe miratimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi tashmë ka mbërritur edhe shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj arrin në Kuvend për të marrë pjesë në seancë, por në sallën e Kuvendit nuk duket as edhe një deputetë.

Por, Haradinaj , sigurisht se do të ketë takim me kreyeparlamentarin Veseli mbase edhe me takim me grupet parlamentare në përpjekje për të arritur një koncensus për votimin e demarkacionit.

Nuk dihet nëse do të mbahet edhe sot seanca për demarkacionin, meqë ende nuk është arritur konsensus i plotë për të siguruar kështu votat e mjaftueshme për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, raporton Kosova Post.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi