Shefi i Nissan-it detyrohet të japë dorëheqje për shkak të skandalit me pagat

Hiroto Saikawa, shef ekzekutiv i prodhuesit të makinave Nissan, do të japë dorëheqje javën e ardhshme, për shkak të një skandali me paga.

Njoftimi u bë të hënën pas takimit të bordit të Nissanit.

Saikawa ka qenë nën presion, pasi ka thënë se ka qenë tejet i paguar, në kuadër të një skeme bonusesh.

Edhe pse thuhet se ka përfituar qindra-mijëra dollarë, ai ka mohuar çdo keqbërje.

Kryetari i bordit, Yasushi Kimura, u tha gazetarëve se Saikawa do të largohet më 16 shtator.

“Pas diskutimeve të bordit, bordi i ka kërkuar Saikawas të japë dorëheqje nga pozita e shefit ekzekutiv. Saikawa e ka pranuar këtë”, tha Kimura.

Këto janë telashet e fundit që përfshijnë prodhuesin japonez të makinave.

Në nëntor është arrestuar ish-udhëheqësi i kompanisë, Carlos Ghosn.

Ghosn, arkitekt i aleancës Renault-Nissan, përballet me akuza për sjellje të keqe financiare dhe shkelje të besimit.

Ai mohon çdo keqbërje dhe ka thënë se arrestimi i tij në Japoni ka qenë rezultat i një “komploti dhe tradhtie” kundër tij.

Saga ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e aleancës Renault-Nissan dhe perspektivën e kompanisë.

 

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

“Palaço të përlyer”, Luan Rama godet socialistët me Faik Konicën

Zv/kryetari i LSI, Luan Rama, ka sulmuar mazhorancën socialiste të Edi Ramës, duke cituar Faik Konicën. Përmes një fraze të shkurtër të Konicës, se “guvernë...

Greqi, opozita kërkon të informohet mbi negociatat me Shqipërinë

Me një letër drejtuar kryetarit të Komisionit paralmentar të Mbrojtjes dhe Çështjeve të Brendshme, 13 deputetë të partisë opozitare “Demokracia e Re” në Greqi...

Basha: Qeveria “Rama” shkel liritë dhe të drejtat e njeriut

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, lideri i demokratëve, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si censuruesin...

Së fundi

Australi, reshjet pjesërisht shuan zjarret, por sjellin rrezikun nga përmbytjet

Shira dhe stuhi të mëdha kanë goditur pjesën e bregdetit lindor të Australisë, duke shuar disa zjarre...

ERA PRAP LOZ ME RETË…! Nga: Luan Sheshi

ERA PRAP LOZ ME RETË...! Era prap,zë loz me retë, e sulet me turr,mbi fushë, degësh pemësh,fare lehtë, gjethe artat,varë në gushë... Varë në gushë,si medaljon, edhe qafes së hollë,hedhur, hynë...

Një tjetër deputet gjerman: Jo shtyrjes së zgjedhjeve, do ishte kërkesë për ndryshim Kushtetute

Mark Hauptmann, deputet në Parlamentin Gjerman, ka reaguar pas qëndrimit të dy deputetëve të CDU/CSU, për mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve, si...