SHBA zvogëlon numrin e ushtarëve në Irak

Ambasadori i SHBA-ve në Bagdad, Douglas Silliman tha se numri i ushtarëve amerikanë në Irak është zvogëluar ndërsa detyra e atyre që kanë mbetur nuk është “të luftojnë”.

Në një deklaratë për media nga ndërtesa e ambasadës në Bagdad, Silliman tha se “Prania e forcave të SHBA-ve në Irak është në kuadër të miratimit të Bagdadit dhe numri i këtyre forcave është zvogëluar në masë të madhe. Ushtarët tanë në këtë shtet nuk qëndrojnë për të luftuar, por vetëm për të këshilluar”.

Ai bëri të ditur se numri i personelit ushtarak të SHBA-ve në Irak gjatë muajve të ardhshme do të zvogëlohet edhe më shumë. Silliman tha se do t’i ofrojnë mbështetje Irakut për rindërtim.

Ambasadori amerikan lidhur me krizën mes Bagdadit dhe Erbilit pas referendumit të paligjshëm tha se: “Na shqetësojnë ndarjet në mes të partive kurde”.

“Ne mbështesim që rajoni i Kurdistanit të mbetet brenda strukturës së ‘Irakut unitar’. Ne i japim rëndësi dialogut mes Bagdadit dhe Erbilit në kuadër të unitetit të Irakut. Poashtu mbështesim që Bagdadi t’i paguajë pagat e punonjësve civilë (në ARK) dhe të zgjidhë çështjen e kontrollit kufitar në koordinim me Administratën Rajonale Kurde”, tha Silliman./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi