SHBA uron kryeministrin e ri të Armenisë

Qeveria e SHBA-ve ka uruar liderin e lëvizjes opozitare Nikol Pashinyan, i cili u zgjodh kryeministër i ri i Armenisë.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert në një deklaratë me shkrim lidhur me këtë çështje tha se “SHBA-ja uron kryeministrin e ri të Armenisë Nikol Pashinyan. Presim me padurim që të punojmë nga afër me qeverinë e re dhe me popullin armen”.

Nauert u shpreh se të dy shtetet kanë interesa të përbashkëta në çështjet si demokracia, sundimi i ligjit, mbrojtja e sigurisë rajonale dhe globale.

Lideri i lëvizjes opozitare në Armeni, Pashinyan në raundin e dytë të votimeve në Parlament dje u zgjodh si kryeministër i vendit. Në favor të tij ishin 59 vota ndërsa 42 kundër. Partia e Pashinyan-it në Parlamentin e Armenisë përfaqësohet nga 9 deputetë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi