KOSOVA

SHBA: Transicioni i FSK-së përmes një ndryshimi kushtetues

Spread the love

Ka marrë goditje nga Shtetet e Bashkuara (SHBA) plani i Qeverisë për ta nisur transicionin e transformimit të Forcës së Sigurisë (FSK) në Forca të Armatosura (FAK), pa bërë paraprakisht ndryshimet kushtetuese. Në Ambasadën amerikane në Prishtinë kanë thënë se transicioni duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese.

I tillë qëndrim është dhënë ditën kur gazeta ka raportuar se Qeveria tani ka orientuar përpjekjet në një plan që konsiston në avancimin suksesiv të kapaciteteve të FSK-së, brenda një periudhe prej 10 vjetësh. shkruan Koha Ditore. Një pako ligjore që prek në organikën e FSK-së, është përcjellë tashmë në Zyrën e kryeministrit dhe pasi t’i kalojë procedurat, është planifikuar t’i adresohet kabinetit qeveritar. Me t’u miratuar nga kabineti, do të përcillet për votim në Kuvend./Kp/

Related posts

Thaçi: Viti 2018, vit i liberalizmit dhe formimit të ushtrisë

dritatv

Kosova nënshkruan marrëveshje 20 milionëshe me Bankën Botërore

dritatv

Avokati i Popullit: Të shpallet i pavlefshëm vendimi për pagesën e provimit të maturës

dritatv

Leave a Comment