SHBA-të dëbojnë diplomatët e Venezuelës

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë shpallur të padëshiruar përfaqësuesit diplomatik të Venezuelës.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Heather Nauert, njoftoi se si “persona non grata” janë shpallur i ngarkuari me punë në Ambasadën e Venezuelës në Washington, dhe konsulli i përgjithshëm i Venezuelës në Houston.

“Vendimi është marrë në përputhje me konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike, ndërkohë që diplomatëve të Venezuelës u është dhënë një afat 48 orësh për të lëshuar territorin e SHBA-ve”, shkruan Nauert në kumtesën e saj.

Dëbimi i diplomatëve, paraqet një vazhdimësi të shprehjes së pakënaqësisë amerikane me zgjedhjet e javës së kaluar, në të cilat Nicolas Maduro që në raundin e parë fitoi një mandat të ri të presidentit të Venezuelës.

Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, tha se zgjedhjet ishin të parregullta.

“Dënojmë zgjedhjet të cilat paraqesin një goditje mbi kushtetutën dhe vlerat tradicionale demokratike në Venezuelë”, tha Pompeo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi