SHBA-të apel Arabisë Saudite dhe Kanadasë të zgjidhin krizën diplomatike

 

 

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), u bëri thirrje Arabisë Saudite dhe Kanadasë të zgjidhin mosmarrëveshjen politike që kanë mes tyre, e cila si e tillë tensionoi raportet mes dy shteteve.

“Të dyja palët nevojitet të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes një rruge diplomatike. Ne, nuk mund ta bëjmë këtë në vend të tyre, prandaj nevojitet që shtetet bashkërisht të zgjidhin mosmarrëveshjen, për çka inkurajojmë të dy qeveritë të zgjidhin çështjet së bashku”, tha zëdhënësja e DASH-it, i Heather Nauert.

Të hënën, Arabia Saudite dëboi ambasadorin kanadez, duke ngrirë në të njëjtën kohë edhe marrëdhëniet tregtare me Kanadanë, të cilën e akuzoi se ka ndërhyrë në punët e saj të brendshme, ku për pretekst mori kërkesën e Kanadasë për lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të burgosur në këtë mbretëri.

“Është një çështje diplomatike. Arabia Saudite dhe Kanadaja gjithsesi mund të punojnë së bashku”, shtoi Nauert.

Të enjten, ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland, shprehu shqetësimin e saj, për siç tha, arrestimin e aktivistit të të drejtave të njeriut Samar Badawi, motrën e aktivistit dhe shkrimtarit të arrestuar saudit, Raif Badawi, për çka i bëri thirrje Arabisë Saudite që t’i lirojë.

Në kundërpërgjigjen e saj, Ministria e Jashtme Saudite, tha se “të ashtuquajturit aktivistë të shoqërisë civile, janë arrestuar për shkelje të ligjit, dhe se kërkesa e Kanadasë për lirimin e tyre paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të Mbretërisë, dhe është në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe protokollet ndërkombëtare”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi