SHBA: Sauditët nuk do të “shpëtojnë” në rastin Khashoggi

Arabia Saudite nuk do të mund të “shpëtojë” në rastin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley.

“Mendoj se duhet të mbajmë bisedime agresive me Sauditët, në mënyrë që t’u bëjmë me dije se ne nuk do ta falim këtë, prandaj mos e përsëritni”, tha Haley në një intervistë për progamin e mëngjesit Today.

“Ishte qeveria saudite, ndërsa MBS është kreu i qeverisë saudite”, tha Haley për televizionin NBC, duke iu referuar princit të kurorës Mohammed bin Salman.

“Ata janë përgjegjës, të gjithë përgjegjës, prandaj nuk ka një dritë jeshile, as​​një individ, as qeveria”, shtoi ajo.

Kjo ishte intervista e parë e Haley që prej njoftimit që bëri se do të braktisë postin e saj.

Princi saudit, Mohammad bin Salman, ka qenë objekt i kritikave pas vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite.

Edhe Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA) ka arritur në rezultatin se Mohammad bin Salman ka dhënë urdhrin për vrasjen e Khashoggit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi