SHBA sanksionon 9 institucione kineze për shkak të politikave shtypëse mbi turqit ujgurë

“Zyra e Industrisë dhe Sigurisë së Departamentit amerikan të Tregtisë ka vendosur në listën e sanksioneve 8 kompani kineze dhe Institutin e Shkencave të Mjekësisë Ligjore të Ministrisë për Sigurinë Publike të Kinës. Në kuadër të këtij sanksioni, 9 institucionet në fjalë do të përballen me kufizimin e qasjes në teknologjinë amerikane”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Tregtisë.

Në kuadër të sanskioneve në fjalë, ndaj këtyre institucioneve do të zbatohen rregulla të ashpra eksporti në pikën e blerjes së produkteve amerikane, nënvizohet në deklaratën në të cilën thuhet më tej se “Këto 9 institucione janë përshirë në krime të tilla si shkelje e të drejtave të njeriut, abuzime, fushata shtypëse, arrestime të padrejta kundër ujgurëve në Kinë dhe ndaj pakicave të tjera muslimane në rajonin autonom ujgur Xinjiang”.

Departamenti amerikan i Tregtisë njoftoi se ka vendosur gjithashtu në listën e sanksioneve edhe 24 organizata të tjera me qendër në Kinë për shkak të “përfshirjes së tyre në veprime që nuk përputhen me interesat e politikës së jashtme ose të sigurisë kombëtare të SHBA-së”.

– Senati amerikan kishte miratuar projekt-ligjin e paraqitur për turqit ujgurë

Senati amerikan më 15 maj miratoi një projekt-ligj i cili parashikonte zbatimin e sanksioneve ndaj zyrtarëve kinezë për shkak të politikave shtypëse kundër turqve ujgurë në rajonin autonom ujgur Xinjiang.

Projekt-ligji pritet të paraqitet për miratim nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, menjëherë pasi të rivotohet në Dhomën e Përfaqësuesve.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Një ditë pas aksidentit tragjik, Rama flet për by pass-in e Fierit

Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin Levan-Fier ku humbi jetën një grua shtatzënë, kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook mbi projektin e unazës...

Krijohet për herë të parë në botë zemra e printuar 3D!

Projektohet me sukses duke përdorur një printer 3D, një zemër e plotë e mbushur me qeliza, enë gjaku, barkushe dhe çdo gjë tjetër. Shpresohet...

Çfarë po ndodhë në Serbi, fushatë arrestimesh?

Në disa aksione të ndara nëpër Serbi, ditët e fundit pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme kanë konfiskuar një sasi të madhe të armatimit, rreth...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...