• Home
  • BOTA
  • SHBA, referendum për ndarjen e Kalifornisë në 3 shtete
BOTA

SHBA, referendum për ndarjen e Kalifornisë në 3 shtete

Spread the love

Propozimi që parasheh ndarjen e Kalifornisë në SHBA në tre rajone ka arritur numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve për të shkuar në referendum.

Referendumi i planifikuar të mbahet më 6 nëntor do të jetë në formë pyetjeje për qytetarët në zgjedhjet afatmesme, në të cilat do të reformohet Kuvendi i Përfaqësuesve në tërësi dhe një e treta e senatit.

Qytetarët kanë arritur të tubojnë 420 mijë nënshkrime për mbajtjen e referendumit, në të cilin ata do të votojnë nëse shteti i Kalifornisë do të ndahet në tri shtete, “Kalifornia, Kalifornia Veriore dhe Kalifornia e Jugut”.

Edhe nëse referendumi rezulton me ndarje të shtetit, propozimi sërish duhet miratuar edhe në Kongresin Amerikan.

Nëse propozimi rezulton me vendim për ndarjen e Kalifornisë, atëherë për herë të parë që nga viti 1863 do të ketë ndarje të një shteti në SHBA.

Kalifornia i është bashkangjitur zyrtarisht SHBA-së në vitin 1850, ndërsa në vitin 1859 ishte subjekt i një referendumi i cili rezultoi me ndarje në dy pjesë, por u bllokua në Kongresin Amerikan./Rtv Islam/

Related posts

Një spiune ruse, prej vitesh në Ambasadën e SHBA në Moskë

dritatv

SHBA, panair i aviacionit dhe detarisë

dritatv

“Afro 750 mijë refugjatë të Arakanit brenda dy vitesh do të kthehen në shtëpi”

dritatv

Leave a Comment