SHBA, Rashida Tlaib bëhet muslimanja e parë e zgjedhur për në Kongres

 

Rashida Tlaib, muslimanja e parë e cila ka marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike në Michigan, SHBA, do të hyjë në Kongres.

“Independent” raporton se Tlaib, me origjinë palestineze, gjatë fushatës zgjedhore arriti të mbledh më shumë se një milion dollarë ndihmë, që i mblodhi nga dera në derë. Ajo në zgjedhjet e brendshme fitoi 33 për qind të votave.

Meqë nuk ka kandidat të republikanëve që do të jetë në garë për distriktin e 13-të, Tlaib do të bëhet muslimanja e parë e cila pas zgjedhjeve të 6 nëntorit do të hyjë në Kongres.

Kongresmeni demokrat nga Michigen, John Conyers në dhjetor të vitit të kaluar dha dorëheqje pas akuzave për abuzim seksual.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi