SHBA përdor gaz lotsjellës ndaj emigrantëve në kufi

Autoritetet amerikane kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës në kufirin meksikan ndaj afërsisht 150 emigrantëve nga vendet e Amerikës Qendrore, njoftoi agjencia amerikane për Dogana dhe Mbrojtje Kufitare (CBP).

CBP, agjenci për zbatimin e ligjit, tha në një deklaratë se gazi lotsjellës nuk është përdorur ndaj emigrantëve që kanë tentuar të kalojnë gardhin kufitar me tela në Tijuana, por ndaj atyre që kanë gjuajtur me gurë.

Sipas deklaratës, përpos personave që kanë hedhur gurë, nga gazi lotsjellës nuk janë prekur fëmijët dhe migrantët e tjerë.

Zyrtarët e CBP-së thanë se ka pasur përpjekje që “fëmijët e vegjël” të kalohen me forcë në anën tjetër të kufirit, por për shkak të gurëve të hedhur nuk kanë arritur t’u dalin në ndihmë.

Siç njoftuan zyrtarët, 25 emigrantë janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë kthyer në pjesën meksikane përmes hapësirave të krijuara në gardhin me tela.

Ndërkohë, fotoreporteri i Associated Press (AP) ka raportuar të ketë parë se hedhja e gurëve ka nisur pasi fillimisht zyrtarët amerikanë kanë gjuajtur tre kapsula me gaz lotjsellës në pjesën meksikane në afërsi të plazhit në Tijuana, nga të cilat janë dëmtuar emigrantët, përfshirë fëmijë dhe gra, si dhe gazetarët e pranishëm.

Ndryshe, një karvan prej mbi 7.000 emigrantësh arriti muajin e kaluar në qytetin kufitar të Mekiskës Tijuana nga vendet e Amerikës Qendrore për të kaluar në SHBA.

Qëllimi i shumicës së emigrantëve, të cilët kanë thënë se kanë braktisur Guatemalën, Hondurasin dhe El Salvadorin për shkak të korrupsionit, dhunës dhe shtypjeve, të hyjnë në territorin amerikan, përkundër paralajmërimeve se do të arrestohen.

Garda kufitare e SHBA-së muajin e kaluar ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj emigrantëve që u përpoqën ta kalojnë kufirin, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se asnjë emigrant nga karvani nuk do të lejohet të hyjë në SHBA pa urdhër të gjykatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi