SHBA në maj transferon ambasadën nga Tel Avivi në Kuds

Qeveria amerikane ka njoftuar se brenda muajit maj ambasadën e saj në Tel Aviv do ta transrefojë në Kuds dhe se ambasadori i SHBA-së në Izrael David Friedman do të nisë punimet në ndërtesën e re.
Një zyrtar i lartë nga Departamenti amerikan i shtetit i cili nuk dëshiron prononcimin e emrit të tij, i është përgjigjur me shkrim pyetjes së gazetarit të AA-së në lidhje me transferimin e ambasadës.

“Në muajin maj planifikojmë hapjen e ambasadës së re të SHBA-ve në Kuds. Hapja e ambasadës përkon me 70 vjetorin e themelimit të Izraelit” ka shprehur zyrtari.

Ndër të tjera në të njëjtën deklaratë njoftohet se pjesa e parë e ndërtesës së ambsadës së re do të hapet në venbanimin në rajonin Arnona të Kudsit ku ndodhet edhe kryekonsullata amerikane në Kuds, dhe se ambasadori i SHBA-së në Izrael David Friedman dhe ekipi i tij do të nisin punimet në ndërtesën e re.

Pas njoftimit të lajmit nëpër media në lidhje me çështjen, fillimisht ministri izraelit i Transportit dhe Inteligjencës, Yisrael Katz kishte bërë njoftimin se qeveria e SHBA-ve ka marrë vendimin që të zhvendosë me 14 maj ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds.

“Unë përgëzoj Presidentin e SHBA-ve Donald Trump për transferimin e ambasadës së vendit në Izrael në kryeqytetin tonë për 70 vjetorin e themelimit të Izraelit. Nuk ka dhuratë më të madhe se kjo. Vendimi më i drejtë dhe më i saktë. Faleminderit mik” kishte shkruar Katz në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu, i cili po kalon ditë të vështirë për shkak të hetimit të tij për korrupsion, tha se ishte shumë i kënaqur për vendimin në fjalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi