Uncategorized

SHBA, moti i acartë shkakton probleme

Spread the love

Pas stuhisë së borës që ka marrë nën ndikim pjesën verilindore të SHBA-ve, moti i acartë ndikon negativisht në jetën e përditshme.

Moti i ftohtë që arriti deri në minus 20 gradë në Chicago pas një reshje intensive të borës që filloi para kremtimeve të Krishtlindjeve, e paralizoi jetën në vend.

Rrugët më të ngarkuara të vendit janë të zbrazëta për shkak të motit të acartë, ndërsa janë anuluar shumë aktivitete të planifikuara më parë.

Moti në Chicago gjithashtu ka shkaktuar vonesa në fluturime, ndërsa ka ndikuar negativisht edhe në transportin publik. Ekipet janë duke punuar për parandalimin e ngrirjeve nëpër rrugë, ndërsa zhvilluan punime për thyerjen e akujve në Lumin Chicago dhe Liqenin Michigan.

Në shumë pika të vendit janë formuar edhe “qendrat e ngrohjes”. Qytetarët e Chicagos me fushata të ndryshme u sigurojnë batanije atyre që kanë nevojë. Moti i acartë ka ndikuar edhe tek kafshët të egra./Rtv Drita/

Related posts

Nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është e rrezikshme për Kosovën

dritatv

Apple apo Samsung, ja cilin duhet të zgjidhni

dritatv

“Muajin e kaluar në Siri kanë humbur jetën rreth 1.000 civilë”

dritatv

Leave a Comment