SHBA mohon pretendimet për “përdorimin e armëve kimike nga Turqia në Afrin”

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA i vëren “jashtë çdo mundësie” pretendimet se Turqia ka përdoruar armë kimike në Afrin.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Associated Press, është shprehur se i ka vërejtur lajmet që organizata terroriste PYD/PKK ka përhapur nëpërmjet medias sociale se “Turqia ka përdorur armë kimike në Afrin” dhe ka theksuar se nuk posedojnë ndonjë provë që të konfirmojnë këta pretendime.

Zyrtari në kushte anonime i ka cilësuar “jashtë çdo mundësie” këto pretendime.

Gjithashtu edhe një zyrtar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë për AA-në ka bërë një vlerësim të ngjashëm. Pasi ka vënë në dukje se janë në dijeni të pretendimeve në fjalë, ai është shprehur: “Ne e konsiderojmë jashtë çdo mundësie që forcat turke kanë përdorur armë kimike. Ne bëjmë thirrje që të mbrohen civilët”.

– Pretendimet, propagandë njollosëse e PYD/PKK-së me regjimin e Asadit

Regjimi i Bashar al Asadit në Siri për të njollosur Operacionin “Dega e Ullirit” i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS), në një lajm të agjencisë së lajmeve SANA të lidhur me regjimin e Asadit duke iu referuar deklaratave të një drejtuesi me origjinë kurde kishte pretenduar se në orët e mbrëmjes së djeshme 6 persona kishin marrë trajtim mjekësor pasi ishin ndikuar nga gazi helmues në fshatin Mezjene të Afrinit.

Pavarësisht se këto deklarata janë publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të agjencisë SANA, ka tërhequr vëmendjen se në lidhje me këto pretendime nuk ka patur pamje filmike, ndërsa për pretendimet janë publikuar vetëm disa fotografi.

Përkundër propagandës njollosëse të agjencisë së lajmeve të regjimit, nga pamjet e publikuara në disa faqe të lajmeve dhe llogaritë e mediave sociale të organizatës terroriste PYD/PKK në lidhje me ngjarjen e pretenduar tregohet e kundërta.

Në videot e publikuara personat në fjalë vërehet qartë se janë të vetëdijshëm, mund të flasin, mund të veprojnë lirshëm, dhe se nuk kanë të skuqura apo të dridhura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi