SHBA, miratohet reforma më e madhe tatimore në 30 vitet e fundit

homa e përfaqësuesve të SHBA-ve votoi projekt ligjin i cili parashikon ndryshime shumë të rëndësishme në reformat tatimore.

Pas mirtaimit të reformës tatimore nga Senati të martën vonë, të mërkurën projekt ligji u miratua edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve me 224 vota për dhe 201 kundër.

Pas nënshkrimit të presidentit Donald Trump, ligji edhe zyrtarisht do të hyjë në fuqi.

Sipas mediave amerikane, kjo është reforma më e madhe në sistemin e reformave tatimore të SHBA-ve në 30 vitet e fundit.

Presidenti Trump, reformat e sistemit tatimor i ka quajtur “fitore historike për popullin amerikan”.

“Nuk besoj se tregjet ende të kenë kuptuar se në çfarë mase këto reforma janë të mira”, tha Trump para gazetarëve.

Ai shtoi se me këtë ligj është hequr pjesa kyçe e Obamacare, duke shtuar se kjo është një fitore e tij e madhe në terren vendas, por edhe një dhuratë e madhe për Krishtlindje për të gjithë amerikanët.

Një numër mbështetësish të Partisë Republikane, me rastin e miratimit të reformave kanë festuar para Shtëpisë së Bardhë.

Sipas refromës së re, pritet të ulet shkalla tatimore e të ardhurave të qytetarëve të pasur, ndërsa shkalla tatimore e kompanive do të ulet nga 35 në 21 për qind.

Familjet me të ardhura mesatare, vitin e ardhshëm do të paguajnë mesatarisht 900 dollarë më pak, kurse për një për qind të amerikanëve më të pasur për rreth 51 mijë dollarë.

Shumë analistë konsiderojneë se kjo është një fitore e madhe e qëlluar e presidentit amerikan, pas 11 mujave nga marrja e postit të tij./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi