SHBA, mbyllet qeveria. Nuk miratohet buxheti në Kongres

Qeveria amerikane ka nisur mbylljen e një pjese të madhe të shërbimeve të saj pasi senati nuk arriti dakord për buxhetin e ri. Një ligj për të financuar qeverinë deri më 16 shkurt nuk mori 60 votat e nevojshme si pasojë e një përplasjeje mbi emigracionin dhe sigurinë e kufirit.

Kjo është e para mbyllje e qeverisë që ndodh ndërkohë që e njëjta parti, republikanët, kontrollojnë kongresin dhe shtëpinë e bardhë. Impasi do të prekë me qindra e mijëra punonjës federalë dhe shkëmbimet e akuzave janë të ashpra. Shtëpia e bardhë akuzoi demokratët se kishin vendosur politikën mbi sigurinë kombëtare, familjet e ushtarakëve, fëmijët në nevojë dhe aftësinë e vendit për ti shërbyer amerikanëve.

Por, kryedemokrati i senatit, Chuck Shumer tha se presidenti Trump kishte refuzuar dy marrëveshje kompriomisi dy palëshe dhe nuk i kishte bërë presion partisë së tij në kongres. Mbyllja e fundit e qeverisë ndodhinë 2013 dhe zgjati për 16 ditë.

Shumë agjenci federale, nga dita e shtunë, nuk janë më të hapura për biznes edhe pse shërbimet esenciale do të vazhdojnë. Pjesa më e madhe e stafit në departamentet e strehimit, ambjentit, edukimit dhe tregtisë do të qëndrojë në shtëpi. Gjysma e punonjësve të thesarit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe transportit po ashtu nuk do të dalë në punë të hënën.

Parqet kombëtare dhe monumentet mund të mbyllen, dhe kjo pati shkaktuar një reagim të ashpër të publikut gjatë mbylljes së qeverisë të vitit 2013. Po ashtu edhe procesimi i vizave dhe pasaportave mund të vonohet. Por, shërbimet esenciale që mbrojnë jetën apo pronën do të vazhdojnë, përfshirë sigurinë kombëtare, shërbimet postare, kontrollin e trafikut ajror, shërbimet mjeksore, asistencën për katastrofa, burgjet, taksat dhe elektricitetin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi