• Home
  • BOTA
  • SHBA, identifikohet vrasësi i 12 personave. Ish-marins 28-vjeçar
BOTA

SHBA, identifikohet vrasësi i 12 personave. Ish-marins 28-vjeçar

Spread the love

Agresori që hapi zjarr ndaj një turme njerëzish në një lokal muzike në Kalifoni, duke lënë të vdekur 12 prej tyre, është identifikuar tashmë si David Long, 28-vjeçari ish-pjesëtare marine, sipas zyrës lokale të sherifëve.

“Kemi pasur disa herë probleme me Long përgjatë viteve, por kanë qenë ngjarje të vogla, një përplasje në trafik etj”, tha sherifi i kantonit Ventura, Geoff Dean, duke shtuar se kolegët e tij ishin thirrur në shtëpinë e tij për një grindje në prill të këtij viti.

Ai shtoi gjithashtu se agresori mund të ketë qenë duke vuajtur nga simptomat e PTSD-së, një sëmundje mendore e quajtur çrregullim post-traumatik stresi.

I dyshuari u gjet i vdekur në vendngjarje, në qytetin Thousand Oaks, në veriperëndim të Los Angelesit. “Besojmë se ai ka qëlluar veten”, tha Dean./Top Channel/

Related posts

Kadri Veseli: Agjenda europiane mbetet prioritet yni

dritatv

Gjermania: BE të ndalë shitjen e armëve Arabisë Saudite

dritatv

Ushtria Turke merr nën kontroll Malin Burseja

dritatv

Leave a Comment