SHBA formon një burg për anëtarët e huaj të DEASH-it në veri të Sirisë

SHBA-të kanë formuar në veri të Sirisë një kompleks burgu të mirëmbrojtur për elementët e huaj të organizatës terroriste DEASH.

Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurta në Haseke, mësohet se SHBA-ja ka kthyer një ish shkollë në një kompleks ku burgosen kryesisht krerët e huaj të nivelit të lartë të DEASH-it.

Terroristët e mbajtur më parë në pika të ndryshme, mblidhen në kompleksin e madh në rajonin Ajn Isa në veri të Rakka-s.

Ky kompleks përbëhet nga dy pjesë, nga pjesa e nëndheshme dhe pjesa e sipërme.

Në pjesën e sipërme ndodhen dy njësi të burgut, ambiente jetësore për gardianët dhe punonjësit si dhe ambiente për qëllime të ndryshme. Ndërkohë njoftohet se bodrumi i ndërtesës me dy kate është zgjeruar dhe se kjo pjesë përdoret si burg ku ndodhen dhomat e marrjes në pyetje.

Po ashtu mësohet se i gjithë stafi i burgut të cilin SHBA-ja për popullatën rajonale e ka njoftuar si “bazë ushtarake” përbëhet nga amerikanët. Gjithashtu vërehet se herë pas here në këtë kompleks hyjnë edhe anëtarët e YPG/PKK-së.

Kompleksi mbrohet nga stacione vrojtimi të tipit kullë, me mure të trasha të quajtur T-Wall dhe me kamera.

SHBA-ja me mbështetjen ajrore të dhënë për aleatin e saj lokal YPG/PKK-së i dha fund pranisë së DEASH-it në veri të Sirisë.

Në pjesën veriore të Sirisë ndodhen shumë baza amerikane. Ndërkohë që dihet se breda bazës së YPG/PKK-së e cila është e pranishme nën emrin “Forcat Demokratike Siriane” (FDS) në pjesën jugperëndimore të rajonit Ajn Isa ndodhen rreth 200 elementë të SHBA-ve./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi