“SHBA do të punojë që PKK/YPG të mos kërcënojë zonën e sigurisë në Siri”

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Siri, James Jeffrey, ka deklaruar se Washingtoni do të punojë me Ankaranë për të siguruar që grupi terrorist PKK/YPG të mos shkaktojë kërcënime për Turqinë në krijimin e zonës së sigurisë në Siri.

Jeffrey tha se Washingtoni pranon shqetësimet e sigurisë që Turqia ka me tërheqjen e trupave amerikane, veprim i njoftuar fillimisht nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

I dërguari i posaçëm prononcim të ngjashëm kishte edhe muajin e kaluar me krijimin e një zone të sigurisë përgjatë kufirit turko-sirian, ku forcat e YPG-së, degës siriane të grupit terrorist PKK, do të tërhiqen që të mos përbëjnë rrezik të sigurisë për Turqinë.

“Do të punonim me Turqinë për të siguruar që kjo zonë të mbetet e lirë nga çdo kërcënim ndaj Turqisë dhe për të sjell stabilitet”, tha Jeffrey në një konferencë të organizuar në Washington mbi marrëdhëniet amerikano-turke.

SHBA u bashkua me PKK/YPG-në për të luftuar DEASH-in në Siri, por Turqia argumentoi se përdorimi i një grupi terrorist për të luftuar një tjetër nuk ka kuptim.

Turqia po ashtu nuk dëshiron që bazat e dikurshme të SHBA-ve të bien në duart e terroristëve pas tërheqjes, duke theksuar se ata duhet të shkatërrohen ose t’i dorëzohen ushtrisë turke.

Që kur Washingtoni shpalli tërheqjen e trupave amerikane, Turqia paralajmëron për një zbrazëti të kompetencave që mund të krijohet në rajon.

“SHBA-të po ashtu kanë shqetësimet e veta të sigurisë, duke përfshirë edhe me njerëzit që ne luftuam kundër DEASH-it. Dhe, duke punuar një hap para është diçka që po e bëjmë intensivisht tani”, tha Jeffrey, duke e konsideruar Turqinë në këtë konflikt si një “partner të fuqishëm”.

PKK-ja e listuar si një organizatë terrorriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vite, duke rezultuar në vdekjen e rreth 40 mijë personave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi