SHBA, djali i zhdukur shkon në polici: Më kanë rrëmbyer 7-vjeç!

Një djalë 14-vjeç është prezantuar në departamentin e policisë në Kentucky, në SHBA, duke u thënë se quhej Timmothy Pitzen dhe se është rrëmbyer në Shtetin e Ilinoas në 2011, kur ishte vetëm 7-vjeç.

“Ja kam mbathur nga dy individë që më mbanin të burgosur”-u ka thënë ai agjentëve të kontenesë së Campbell. Tani i takon testit të ADN-së të komfirmojë ose të përgënjështrojë deklaratat e adoleshentit.

I riu ecte i çoroditur në rrugët e Newport, ku edhe ka kërkuar ndihmë nga një grua,e  cila më pas e ka dërguar drejt forcave të rendit. Shfaqja e parë e Pitzen i përket marsit të 2011 në një park ujor në Wisconsin. Nëna e tij ishte nisur të merrte vogëlushin në shkollë pa i thënë asgjë të atit  dhe kishte udhëtuar rreth 800 km ne dy ditë. Në pak orë gruaja u gjet më pas e vdekur në një motel të Illinois. Pranë trupit të saj, u gjet edhe një letër ku shkruhej se djali i saj ishte i sigurtë me njerëz që do ta donin dhe mbronin.

“Kam shumë besim, se ai është mirë dhe në një vend të mirë dhe do kthehet te ne.”-është gjyshja e Pitzen, Alana Anderson.

Tani 14-vjeçari është dërguar drejt spitalit pediatrik të Cincinnata ku testi i ADN-së do vërtetojë ose përgënjeshtrojë dëshminë e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi