SHBA, dhjetra të vdekurve nga përmbytjet në Kaliforni

Të paktën 19 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura në shtetin e Kalifornisë në SHBA.

Zyrtarët njoftuan se si pasojë e fatkeqësisë në pjesën bregdetare të shtetit kanë humbur jetën 19 persona.

Pesë persona llogariten të zhdukur ndërkaq vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit në rajon. Ndërkohë bëhet e ditur se ende vazhdon urdhri për evakuim të detyrueshëm për rreth 9 mijë persona.

Në këtë rajon më shumë se 100 shtëpi janë nën ujë dhe baltë. Në lagjen Montecito e cila banohet nga personat të famshë kanë pësuar dëme rreth 300 shtëpi, në mesin e të cilave është edhe shtëpia e prezantueses amerikane Oprah Winfrey./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi